141 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 6 817. Kjo është dita me më shumë të infektuar të rinj që prej fillimit të pandemisë.
Në 24 orët e fundit 3 pacientë ka humbur jetën: një 65 vjeçar nga Elbasani, një 66 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana
116 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 20 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 51 raste në Tiranë, nga 14 raste Shkodër, Krujë, 12 në Lezhë, 9 në Vlorë, 7 në Durrës, 5 në Lushnje, nga 4 raste në Kurbin, Elbasan, Klos, nga 3 raste Korçë, Divjakë, nga 2 raste, Kavajë, Berat, Kamëz, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Vau i Dejës, Selenicë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 552 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 47 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 6 817 të infektuar,
– 208 viktima;
– 3 552 të shëruar,
– 3 057 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 12 gusht sipas qarqeve është:
- Tiranë, 1 678 pacientë aktivë,
- Durrës, 367 pacientë aktiv,
- Shkodër, 263 pacientë aktivë,
- Vlorë, 115 pacientë aktivë,
- Fier, 126 pacientë aktivë,
- Lezhë, 119 pacientë aktivë,
- Korçë, 102 pacientë aktivë,
- Kukës, 91 pacientë aktivë,
- Elbasan, 73 pacientë aktivë,
- Berat, 51 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 33 pacientë aktivë,
- Dibër, 39 pacientë aktiv.