154 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 6 971. Kjo është dita me më shumë të infektuar të rinj që prej fillimit të pandemisë.
Në 24 orët e fundit 5 pacientë ka humbur jetën: një 62 vjeçare dhe një 63 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Korça, një 74 vjeçare nga Shkodra, një 83 vjeçar nga Pogradeci.
114 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 19 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 84 raste në Tiranë, nga 10 raste në Durrës, Elbasan, 8 në Shkodër, 7 në Kukës, nga 5 raste Korçë, Lushnje, nga 4 raste Mirditë, Përmet, nga 3 raste Pogradec, Divjakë, Kolonjë, Malësi e Madhe, 2 në Has, nga 1 rast Kavajë, Tropojë, Peqin.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 616 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 47 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 6 9971 të infektuar,
– 213 viktima;
– 3 616 të shëruar,
– 3 142 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 13 gusht sipas qarqeve është:
- Tiranë, 1 717 pacientë aktivë,
- Durrës, 377 pacientë aktiv,
- Shkodër, 273 pacientë aktivë,
- Vlorë, 115 pacientë aktivë,
- Fier, 134 pacientë aktivë,
- Lezhë, 122 pacientë aktivë,
- Korçë, 111 pacientë aktivë,
- Kukës, 92 pacientë aktivë,
- Elbasan, 84 pacientë aktivë,
- Berat, 48 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 31 pacientë aktivë,
- Dibër, 38 pacientë aktiv.