Përditësim 15 gusht: 143 të infektuar të rinj dhe 6 viktima, shkon në 7 260 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 15 gusht: 143 të infektuar të rinj dhe 6 viktima, shkon në 7 260 totali i të infektuarve

143 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 7 260.

Në 24 orët e fundit 6 pacientë ka humbur jetën: një 58 vjeçar nga Tepelena, një 71 vjeçar nga Durrësi, dhe 4 qytetarë nga Tirana: një 54 vjeçare, një 67 vjeçar dhe një 70 vjeçar.

114 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 14 janë në terapi intensive dhe 3 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 45 raste në Tiranë, 31 në Durrës, 17 në Korçë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, nga 4 raste në Elbasan, Lezhë, Lushnje, Tropojë, nga 3 raste në Berat, Gjirokastër, 2 në Kavajë, nga 1 rast në Kukës, Mat, Malësi e Madhe, Prrenjas, Memaliaj, Klos, Gramsh, Shijak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 51 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 746 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 49 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 7 260 të infektuar,

– 225 viktima;

– 3 695 të shëruar,

–  3289 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 14 gusht sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 1771 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 433  pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 285 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 118 pacientë aktivë,
  5. Fier, 140 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 125 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 118 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 94 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 89 pacientë aktivë,
  10. Berat, 50 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 34 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 32 pacientë aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>