Përditësim 15 korrik: 85 të infektuar të rinj dhe 4 viktima, shkon në 3 752 totali i të infektuarve

Përditësim 15 korrik: 85 të infektuar të rinj dhe 4 viktima, shkon në 3 752 totali i të infektuarve

85 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 3 752.

Në 24 orët e fundit katër pacientë kanë humbur jetën: një 21-vjeçare, një 49-vjeçare nga Kruja dhe një 56-vjeçar e 67-vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruse.

Të infektuarit e rinj janë 44 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, 5 në Tropojë, 3 në Elbasan, nga 2 raste në Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Berat, Kamëz, Pogradec, Ura Vajgurore.

Në spital janë të shtruar 88 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 12 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar në 2 091 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 33 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 3 752 të infektuar,

– 101 viktima;

– 2 091 të shëruar,

– 1 560 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 15 korrik sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 699 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 217 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 198 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 100 pacientë aktivë,
  5. Fier, 36 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 70 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 49 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 58 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 42 pacientë aktivë,
  10. Berat, 40 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 22 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 19 pacientë aktivë.

Kujtesë:

Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>