19 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 494.
Një pacient 90 vjeç, nga Fieri, humbi jetën mëngjesin e 15 prillit. Ai vuante nga diabeti, azma dhe hipertensioni dhe prej 11 ditësh ishte vendosur në terapi intensive. Në total, numri i viktimave shkon në 25.
Tre pacietë janë shëruar, duke e çuar totalin në 251.
Në 24 orët e fundit janë testuar 252 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 4558 persona, prej të cilëve janë:
– 494 të infektuar,
– 25 viktima;
– 251 të shëruar;
– 39 të shtruar tek Infektivi, 5 prej të cilëve janë në terapi intensive;
– 9 të shtruar tek Sanatoriumi, 7 prej të cilëve në terapi intensive, 4 të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 15 prill është:
– Tiranë, 237 pacientë,
– Durrës, 42 pacientë,
– Lushnje, 6 pacientë,
– Elbasan, 16 pacientë,
– Fier, 32 pacientë,
– Kavajë, 8 pacientë,
– Rrogozhinë, 4 pacientë,
– Korçë, 18 pacientë,
– Vlorë, 5 pacientë,
– Shkodër, 71 pacientë,
– Lezhë, 14 pacientë,
– Berat, 2 pacientë,
– Has, 13 pacientë,
– Krujë, 7 pacientë,
-Tropojë, 4 pacientë,
– Pukë, 5 pacientë,
– Mirditë, 3 pacientë,
– Kukës, 6 pacientë.