Përditësim 16 nëntor: 602 raste të reja dhe 8 viktima nga Covid-19

Përditësim 16 nëntor: 602 raste të reja dhe 8 viktima nga Covid-19

602 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 28,432.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 persona: një 48 vjeçare, një 71 vjeçar, 74 vjeçar, një 85 vjeçar nga Tirana, një 60 vjeçar nga Mirdita, një 60 vjeçar nga Kurbini, një 63 vjeçar nga Gramshi, një 71 vjeçar nga Durrësi.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 249 raste në Tiranë, 47 raste në Gjirokastër, 38 raste në Lushnje, 30 raste në Fier, Korçë, Kavajë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Librazhd, 18 raste në Kukës, 16 raste në Përmet, 12 raste në Lezhë, 7 raste në Pukë dhe Kuçovë, 6 raste në Devoll, Mat, Dibër, 3 raste në Sarandë, 2 raste në Pogradec, 1 rast në Krujë, Tropojë, Bulqizë, Kolonjë.

Janë shëruar 564 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 13,453 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 406 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

COVID-19 – Statistika (16 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                                         602

Të shëruar ne 24 orë                                      564

Të shtruar në spitale                                       406

Humbje jete në 24 orë                                  8

Testime ditore                                                  2,241

Testime totale              157,891

Raste pozitive                       28,432

Raste të shëruara               13,453

Raste Aktive                           14,348

Humbje jete                            631

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  6890

Durrës                  1164

Fier                         1122

Korçë                     846

Shkodër                836

Elbasan                  785

Vlorë                650

Lezhë                     633

Berat                 454

Gjirokastër           467

Kukës                      358

Dibër                 143

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>