144 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 11 816.
Në 24 orët e fundit 3 pacientë kanë humbur jetën: një 57 vjeçar nga Lushnja dhe një 74 vjeçar dhe një 83 vjeçar nga Tirana.
174 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 16 janë në terapi intensive dhe 6 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 55 raste në Tiranë, 15 në Fier, 10 në Elbasan, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Durrës, Kurbin, Divjakë, Gramsh, 6 në Korçë, 5 në Lushnje, nga 3 raste në Shkodër, Pogradec, Delvinë, nga 2 raste në Krujë, Përmet, nga 1 rast në Kavajë, Berat, Gjirokastër.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6 733 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 70 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 11 816 të infektuar,
– 343 viktima;
– 6 733 të shëruar,
– 4 740 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve deri në 16 shtator:
- Tiranë 2 372 raste,
- Durrës 526 raste,
- Shkodër 365 raste,
- Lezhë 274 raste,
- Elbasan 262
- Korçë 214
- Fier 212
- Vlorë 181
- Kukës 140
- Berat 93
- Dibër 51
- Gjirokastër 50