273 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 16,774.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 pacientë: një 74 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Rrogozhina, një 82 vjeçar nga Shkodra, një 91 vjeçar nga Korça.
Janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar në 10,001 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:192 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 12 raste në Lezhë, 10 raste në Gjirokastër, 8 raste në Shkodër, 7 raste në Sarandë, 5 raste në Kavajë, 4 raste në Durrës, 3 raste në Fier, 2 raste në Kurbin, Kamëz, Tepelenë, Gramsh, 1 rast në Lushnje, Mirditë, Mallakastër, Mat, Divjakë, Malësi e Madhe, Patos.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (17 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 273
Të shëruar ne 24 orë 44
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1,289
Testime totale 106,093
Raste pozitive 16,774
Raste të shëruara 10,001
Raste Aktive 6,325
Humbje jete 448
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3176
Durrës 651
Shkodër 451
Fier 364
Korçë 356
Lezhë 324
Elbasan 265
Vlorë 231
Berat 182
Kukës 165
Dibër 84
Gjirokastër 76