711 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 29,837.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 9 persona: një 60 vjeçar nga Librazhdi, një 63 vjeçar, një 65 vjeçar, një 70 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar dhe një 79 vjeçar nga Shkodra, një 70 vjeçar nga Durrësi, një 75 vjeçar nga Korça, një 81 vjeçar nga Gjirokastra.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:374 raste në Tiranë, 61 raste në Korçë, 44 raste në Lezhë, 41 raste në Elbasan, 21 raste në Shkodër, 19 raste në Gjirokastër, 18 raste në Berat, 11 raste në Librazhd, Mirditë, Malësi e Madhe, 10 raste në Kavajë, Pogradec, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Durrës dhe Fier, 7 raste në Kukës, Tropojë, Mallakastër, Sarandë, 6 raste në Skrapar, 5 raste në Devoll, Lushnje, 3 raste në Vlorë, 2 raste në Kurbin, Tepelenë, 1 rast në Has, Mat, Bulqizë, Kolonjë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 412 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,216 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 420 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 të intubuar.
COVID-19 – Statistika (18 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 711
Të shëruar ne 24 orë 412
Të shtruar në spitale 420
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2,574
Testime totale 163,025
Raste pozitive 29,837
Raste të shëruara 14,216
Raste Aktive 14,975
Humbje jete 646
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 7406
Durrës 1167
Fier 1162
Korçë 906
Shkodër 810
Elbasan 771
Lezhë 673
Vlorë 671
Berat 512
Gjirokastër 399
Kukës 361
Dibër 137