Përditësim 18 shtator: 125 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19

Nga Exit News
Përditësim 18 shtator: 125 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19

125 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 12 073.

Në 24 orët e fundit 5 pacientë kanë humbur jetën.

175 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 15 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 24 raste në Tiranë, 15 në Fier, 10 në Elbasan, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Durrës, Kurbin, Divjakë, Gramsh, 6 në Korçë, 5 në Lushnje, nga 3 raste në Shkodër, Pogradec, Delvinë, nga 2 raste në Krujë, Përmet, nga 1 rast në Kavajë, Berat, Gjirokastër.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6 831 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 70 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 12 073 të infektuar,

– 352 viktima;

– 6 831 të shëruar,

– 4 813 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve deri në 17 shtator:

  1. Tiranë 2 380 raste
  2. Durrës 533 raste
  3. Shkodër 373 raste
  4. Lezhë 278 raste
  5. Elbasan 264 raste
  6. Korçë 225 raste
  7. Fier 213 raste
  8. Vlorë 182 raste
  9. Kukës 144 raste
  10. Berat 99 raste
  11. Gjirokastër 63 raste
  12. Dibër 59 raste

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>