Përditësim 19 gusht: 158 të infektuar të rinj dhe 2 viktima, shkon në 7 812 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 19 gusht: 158 të infektuar të rinj dhe 2 viktima, shkon në 7 812 totali i të infektuarve

158 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 7 812.

Në 24 orët e fundit 2 pacientë ka humbur jetën: një 60 vjeçar nga Tirana dhe një 62 vjeçar nga Shijaku.

101 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 17 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 81 raste në Tiranë, 10 raste në Shkodër, nga 9 raste në Durrës dhe Vlorë, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Krujë, Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, nga 2 raste në Mat dhe Klos, nga 1 rast në Kukës, Kavajë, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë, Prrenjas.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 928 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 50 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 7 812 të infektuar,

– 234 viktima;

– 3 928  të shëruar,

–  3 650 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 19 gusht sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 1913 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 469  pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 294 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 144 pacientë aktivë,
  5. Fier, 170 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 156 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 147 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 113 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 84 pacientë aktivë,
  10. Berat, 59 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 43 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 39 pacientë aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>