Përditësim 2 prill: 760 viktima me Covid-19 në 24 orë në Itali

Nga Exit News
Përditësim 2 prill: 760 viktima me Covid-19 në 24 orë në Itali

Italia raportoi të enjten 760 viktima të tjera me Covid-19 duke e çuar totalin në 13 915 të vdekur – një ditë më parë pati 724 viktima.

Autoritetet njoftuan se mes viktimave ishin edhe 2 mjekë – 69 totali – ndërsa përhapja e koronavirusit mes personelit të sistemit shëndetësor i ka kaluar 10 000 të infektuarit.

Në spitale mbeten të shtruar 32 593 persona, prej të cilëve 4 053 janë në terapi intensive.

Italia vazhdon të vuajë vdekshmërinë më të lartë në botë prej koronavirusit – 12 për qind.

Që kur filloi epidemia, Italia ka testuar 581 232 persona, prej të cilave 115 242 janë diagnostikuar me koronavirus, 18 278 janë shëruar, 13 915 kanë vdekur.

Më shumë se gjysma e vdekjeve të përgjithshme (7 960) kanë ndodhur në rajonin e Lombardisë, e cila mbetet një nga rajonet më të prekura në botë.

Në gjithë botën janë rreth 1 milionë të infektuar, prej të cilëve rreth 50 mijë kanë vdekur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>