Përditësim 22 gusht: 156 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19

Nga Exit News
Përditësim 22 gusht: 156 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19

156 raste të reja të infektuar me koronavirus janë shënuar në Shqipëri ditën e shtunë, pasi Ministria e Shëndetësisë kreu 837 testime.

Kjo shifër shënon rritje krahasuar me atë të një ditë më parë.

njoftimin e përditshëm të situatës epidemiologjike në vend, zv.Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli njoftoi se rastet ditore në vend janë shtuar përgjatë javës së fundit, ashtu si edhe testimet e kryera.

Mesatarja ditore e javës që kaloi ishte 145 raste të reja të të infektuarve me Covid-19.

Në të dy spitalet Covid në Tiranë po trajtohen 141 pacientë, 20 prej të cilëve janë në terapi intensive.

Në 22 gusht në Shqipëri ndërruan jetë 5 qytetarë për shkak të virusit Covid–19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>