12 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 981.
79 përqind e të infektuarve ose 775 prej tyre janë shëruar.
Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuarit e rinj janë zbuluar në Tiranë (7), Fier (2), Krujë (2) Durrës (1).
Në 24 orët të fundit janë testuar 174 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 13 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 981 të infektuar,
– 31 viktima;
– 775 të shëruar,
– 173 të infektuar aktivë;
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 17 pacientë, ku vetëm 5 janë në terapi intensive.
Më pak se 15 për qind e të infektuarve kanë nevojë për trajtim spitalor.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 22 maj është:
– Tiranë, 58 pacientë aktivë,
– Krujë, 31 pacientë aktivë,
– Shkodër, 10 pacientë aktivë,
– Kamëz, 12 pacientë aktivë,
– Durrës, 19 pacientë aktiv,
– Berat, 10 pacientë aktivë,
– Fier, 4 pacientë aktivë,
– Elbasan, 1 pacient aktivë,
– Mirditë, 1 pacient aktiv,
– Korçë, 1 pacient aktiv.