Përditësim 24 prill: 15 të infektuar të rinj, shkon në 678 totali

Nga Exit News
Përditësim 24 prill: 15 të infektuar të rinj, shkon në 678 totali

15 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 678.

9 persona janë shëruar, duke e çuar totalin në 394.

Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të tjerë të rinj janë zbuluar në Tiranë, Kurbin, Mirditë, Kukës e Shkodër.

Në 24 orët e fundit janë testuar 259 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 6768 persona, prej të cilëve janë:

– 678 të infektuar,

– 27 viktima;

– 394 ose sa 58 për qind të shëruar;

– 257 osa sa 38 përqind të infektuar aktivë;

– 30 të shtruar tek Infektivi, 4 prej të cilëve janë në terapi intensive;

– 8 të shtruar tek Sanatoriumi, 4 prej të cilëve në terapi intensive në gjendje të rënduar, 4 ndodhen në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 38 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 24 prill është:

– Tiranë, 285 pacientë,

– Durrës, 42 pacientë,

– Lushnje, 6 pacientë,

– Elbasan, 18 pacientë,

– Fier, 36 pacientë,

– Kavajë, 9 pacientë,

– Rrogozhinë, 4 pacientë,

– Korçë, 19 pacientë,

– Vlorë, 5 pacientë,

– Shkodër, 103 pacientë,

– Lezhë, 14 pacientë,

– Berat, 2 pacientë,

– Has, 14 pacientë,

– Krujë, 65 pacientë,

– Tropojë, 4 pacientë,

– Pukë, 5 pacientë,

– Mirditë, 5 pacientë,

– Kukës, 12 pacientë,

– Mallakastër, 1 pacient,

– Kurbin, 29 pacientë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>