6 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 998.
79 përqind e të infektuarve ose 787 prej tyre janë shëruar.
Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuarit e rinj janë zbuluar në Tiranë (4) dhe Shkodër (2) Të gjithë të infektuarit e rinj janë persona kontakti të pacientëve të mëparshëm.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 14,500 persona, prej të cilëve janë:
– 998 të infektuar,
– 32 viktima;
– 787 të shëruar,
– 177 të infektuar aktivë;
Në spitalin e Infektivit, COVID-1 aktualisht po marrin shërbim 16 pacientë, ku 4 janë në terapi intensive.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 25 maj është:
– Tiranë, 59 pacientë aktivë,
– Durrës, 53 pacientë aktiv,
– Krujë, 27 pacientë aktivë,
– Shkodër, 12 pacientë aktivë,
– Berat, 10 pacientë aktivë,
– Kamëz, 9 pacientë aktivë,
– Fier, 4 pacientë aktivë,
– Elbasan, 1 pacient aktivë,
– Mirditë, 1 pacient aktiv,
– Korçë, 1 pacient aktiv.