Përditësim 25 shtator: 124 raste të reja dhe 3 viktimë nga Covid-19

Nga Exit News
Përditësim 25 shtator: 124 raste të reja dhe 3 viktimë nga Covid-19

124 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 13 045.

Në 24 orët e fundit 3 pacient e kanë humbur jetën.

178 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 18 janë në terapi intensive dhe 6 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 57 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, 5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 7 309 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 80 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 13 045 të infektuar,

– 373 viktima;

– 7 309 të shëruar,

– 5 363 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve deri në 25 shtator:

  1. Tiranë 2 651 raste
  2. Durrës 587 raste
  3. Shkodër 375 raste
  4. Lezhë 309 raste
  5. Elbasan 303 raste
  6. Korçë 254 raste
  7. Fier 252 raste
  8. Vlorë 199 raste
  9. Kukës 154 raste
  10. Berat 112 raste
  11. Gjirokastër 77 raste
  12. Dibër 90 raste

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>