25 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1029.
Mëngjesin e 26 majit ka ndërruar jetë një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv.
78 përqind e të infektuarve ose 803 prej tyre janë shëruar.
Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuarit e rinj janë zbuluar në Tiranë (24) dhe Durrës (1).
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 14,500 persona, prej të cilëve janë:
– 1029 të infektuar,
– 33 viktima;
– 803 të shëruar,
– 193 të infektuar aktivë;
Në spitalin e Infektivit aktualisht po marrin shërbim 16 pacientë, ku 4 janë në terapi intensive.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 26 maj është:
– Tiranë, 80 pacientë aktivë,
– Durrës, 54 pacientë aktiv,
– Krujë, 24 pacientë aktivë,
– Shkodër, 12 pacientë aktivë,
– Berat, 10 pacientë aktivë,
– Kamëz, 9 pacientë aktivë,
– Fier, 4 pacientë aktivë,
– Mirditë, 1 pacient aktiv,
– Korçë, 1 pacient aktiv.