14 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 726.
7 persona janë shëruar, duke e çuar totalin në 410.
Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të tjerë të rinj janë zbuluar në Krujë,Tiranë, Shkodër.
Në 24 orët e fundit janë testuar 264 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 7279 persona, prej të cilëve janë:
– 726 të infektuar,
– 28 viktima;
– 410 të shëruar
– 288 të infektuar aktivë;
– 30 të shtruar tek Infektivi, 4 prej të cilëve janë në terapi intensive;
– 6 të shtruar tek Sanatoriumi, 2 prej të cilëve në terapi intensive në gjendje të rënduar, 4 ndodhen në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 25 prill është:
– Tiranë, 293 pacientë,
– Durrës, 42 pacientë,
– Lushnje, 7 pacientë,
– Elbasan, 18 pacientë,
– Fier, 37 pacientë,
– Kavajë, 9 pacientë,
– Rrogozhinë, 4 pacientë,
– Korçë, 19 pacientë,
– Vlorë, 5 pacientë,
– Shkodër, 104 pacientë,
– Lezhë, 14 pacientë,
– Berat, 3 pacientë,
– Has, 14 pacientë,
– Krujë, 92 pacientë,
– Tropojë, 4 pacientë,
– Pukë, 5 pacientë,
– Mirditë, 5 pacientë,
– Kukës, 18 pacientë,
– Mallakastër, 1 pacient,
– Kurbin, 31 pacientë,
– Mat, 1 pacient.