Përditësim 26 prill: 14 të infektuar të rinj, 726 shkon në total

Nga Exit News
Përditësim 26 prill: 14 të infektuar të rinj, 726 shkon në total

14 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 726.

7 persona janë shëruar, duke e çuar totalin në 410.

Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të tjerë të rinj janë zbuluar në Krujë,Tiranë, Shkodër.

Në 24 orët e fundit janë testuar 264 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 7279 persona, prej të cilëve janë:

– 726 të infektuar,

– 28 viktima;

–  410 të shëruar

–  288 të infektuar aktivë;

– 30 të shtruar tek Infektivi, 4 prej të cilëve janë në terapi intensive;

– 6 të shtruar tek Sanatoriumi,  2 prej të cilëve në terapi intensive në gjendje të rënduar,  4 ndodhen në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 25 prill është:

– Tiranë, 293 pacientë,

– Durrës, 42 pacientë,

– Lushnje, 7 pacientë,

– Elbasan, 18 pacientë,

– Fier, 37 pacientë,

– Kavajë, 9 pacientë,

– Rrogozhinë, 4 pacientë,

– Korçë, 19 pacientë,

– Vlorë, 5 pacientë,

– Shkodër, 104 pacientë,

– Lezhë, 14 pacientë,

– Berat, 3 pacientë,

– Has, 14 pacientë,

– Krujë, 92 pacientë,

– Tropojë, 4 pacientë,

– Pukë, 5 pacientë,

– Mirditë, 5 pacientë,

– Kukës, 18 pacientë,

– Mallakastër, 1 pacient,

– Kurbin, 31 pacientë,

LEXO  Sigurimi nga tërmetet: zhvatje me mashtrim e popullit për klientët

– Mat, 1 pacient.

Lajme te ngjashme