Përditësim 26 shtator: 108 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid-19

Nga Exit News
Përditësim 26 shtator: 108 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid-19

108  raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 13 085.

Në 24 orët e fundit 2 pacient e kanë humbur jetën.

179 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 18 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 40 të prekur në Tiranë, 9 të prekur në Shkodër dhe në Durrës, 8 të prekur në Elbasan, 6 raste në Mat, 4 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 3 të prekur në Korçë, Vlorë, Shijak, Sarandë, 2 raste në Librazhd dhe Kuçovë, 1 rast në Lezhë, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Peqin, Kolonjë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 88 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 7 397 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 80 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 13 085 të infektuar,

– 375 viktima;

– 7 397 të shëruar,

– 5 381 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve deri në 26 shtator:

  1. Tiranë 2658 raste
  2. Durrës 590 raste
  3. Shkodër 381 raste
  4. Elbasan 309 raste
  5. Lezhë 295 raste
  6. Fier 259 raste
  7. Korçë 246 raste
  8. Vlorë 204 raste
  9. Kukës 155 raste
  10. Berat 112 raste
  11. Dibër 96 raste
  12. Gjirokastër 76 raste
  13. Dibër 90 raste

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>