Përditësim 27 korrik: 117 të infektuar të rinj dhe 6 viktima, shkon në 4880 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 27 korrik: 117 të infektuar të rinj dhe 6 viktima, shkon në 4880 totali i të infektuarve

117 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 4880.

Në 24 orët e fundit 6 pacientë kanë humbur jetën. 3 prej tyre pa sëmundje shoqëruese: një 49 vjeçar nga Shkodra, një 54 vjeçar nga Mirdita, një 58 vjeçar nga Tirana. Dhe 3 të tjerë me sëmundje shoqëruese:  56 vjeçar, një 68 vjeçar dhe një 76 vjeçare, nga Tirana. Të 6 viktimat ishin të shtruar tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

114 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndërto 19 janë në terapi intensive dhe 3 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 63 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 8 në Fier, nga 4 raste në Kukës, Has, nga 3 raste në Krujë, Lushnje, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, Tepelenë, Divjakë, dhe nga 1 rast në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Përmet, Sarandë, Dibër, Himarë, Klos, Shijak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 63  qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 26745, që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 39 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 4880 të infektuar,

– 144 viktima;

– 2745 të shëruar,

– 1991 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 27 korrik sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 1082 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 230 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 198 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 100 pacientë aktivë,
  5. Fier, 72 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 83 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 67 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 44 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 48 pacientë aktivë,
  10. Berat, 29 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 21 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 17 pacientë aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>