Përditësim 27 maj: 21 të infektuar të rinj, shkon në 1050 totali i të prekurve

Nga Exit News
Përditësim 27 maj: 21 të infektuar të rinj, shkon në 1050 totali i të prekurve

21 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1050.

78 përqind e të infektuarve ose 812 prej tyre janë shëruar.

Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuarit e rinj janë zbuluar të gjithë në Tiranë. 13 prej të prekurve janë në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, të infektuar nga një infermiere, e konstatuar pozitive dy ditë më parë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 14,500 persona, prej të cilëve janë:

– 1050 të infektuar,

– 33 viktima;

–  812 të shëruar,

–  205 të infektuar aktivë;

Në spitalin e Infektivit aktualisht po marrin shërbim 25 pacientë, ku 3 janë në terapi intensive.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 27 maj është:

– Tiranë, 101 pacientë aktivë,

– Durrës, 51 pacientë aktiv,

– Krujë, 23 pacientë aktivë,

– Shkodër, 12 pacientë aktivë,

– Berat, 6 pacientë aktivë,

– Kamëz, 9 pacientë aktivë,

– Fier, 2 pacientë aktivë,

– Korçë, 1 pacient aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>