Përditësim 27 prill: 10 të infektuar të rinj, shkon në 736 totali

Nga Exit News
Përditësim 27 prill: 10 të infektuar të rinj, shkon në 736 totali

10 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 736.

12 persona janë shëruar, duke e çuar totalin në 422.

Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të tjerë të rinj janë zbuluar në Tiranë e Shkodër.

Në 24 orët e fundit janë testuar 212 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 7491 persona, prej të cilëve janë:

– 736 të infektuar,

– 28 viktima;

–  422 të shëruar

–  286 të infektuar aktivë;

– 29 të shtruar tek Infektivi, 7 prej të cilëve janë në terapi intensive; një i intubuar,

– 5 të shtruar tek Sanatoriumi, 2 prej të cilëve në terapi intensive në gjendje të rënduar, 4 ndodhen në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 27 prill është:

– Tiranë, 302 pacientë, 187 prej të cilëve të shëruar,

– Durrës, 42 pacientë,

– Lushnje, 7 pacientë,

– Elbasan, 18 pacientë,

– Fier, 37 pacientë,

– Kavajë, 9 pacientë,

– Rrogozhinë, 4 pacientë,

– Korçë, 19 pacientë,

– Vlorë, 5 pacientë,

– Shkodër, 105 pacientë,

– Lezhë, 14 pacientë,

– Berat, 3 pacientë,

– Has, 14 pacientë,

– Krujë, 92 pacientë,

– Tropojë, 4 pacientë,

– Pukë, 5 pacientë,

– Mirditë, 5 pacientë,

– Kukës, 18 pacientë,

– Mallakastër, 1 pacient,

– Kurbin, 31 pacientë,

– Mat, 1 pacient.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>