106 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 13 259.
Në 24 orët e fundit 2 pacientë e kanë humbur jetën, një 66 vjeçar dhe 73 vjeçar, nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.
182 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, prej të cilëve 18 në terapi intensive dhe 5 pacientë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Durrës, 10 në Shkodër, 6 raste në Korçë, Kukës, Lushnje, 5 raste në Dibër, 4 raste në Fier, Kavajë, 3 raste në Kurbin, Elbasan, 2 raste në Devoll, Lezhë, Vlorë, 1 rast në Krujë, Rrogozhinë, Mat, Gjirokastër, Përmet, Divjakë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Klos, Patos.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 137 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 7 534 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 85 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 13 259 të infektuar,
– 377 viktima;
– 7 534 të shëruar,
– 5 348 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve deri në 27 shtator:
- Tiranë 2637 raste;
- Durrës 587 raste;
- Shkodër 386 raste;
- Elbasan 309 raste;
- Lezhë 295 raste;
- Fier 250 raste;
- Korçë 240 raste;
- Vlorë 200 raste;
- Kukës 154 raste;
- Berat 108 raste;
- Dibër 104 raste;
- Gjirokastër 75 raste.