Përditësim 27 shtator: 106 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid-19

Nga Exit News
Përditësim 27 shtator: 106 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid-19

106 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 13 259.

Në 24 orët e fundit 2 pacientë e kanë humbur jetën, një 66 vjeçar dhe 73 vjeçar, nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

182 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, prej të cilëve 18 në terapi intensive dhe 5 pacientë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 31 të prekur  në Tiranë, 12 në Durrës, 10 në Shkodër, 6 raste në Korçë, Kukës, Lushnje, 5 raste në Dibër, 4 raste në Fier, Kavajë, 3 raste në Kurbin, Elbasan, 2 raste në Devoll, Lezhë, Vlorë, 1  rast në Krujë, Rrogozhinë, Mat, Gjirokastër, Përmet, Divjakë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Klos, Patos.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 137 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 7 534 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 85 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 13 259 të infektuar,

– 377 viktima;

– 7 534 të shëruar,

– 5 348 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve deri në 27 shtator:

  1. Tiranë 2637 raste;
  2. Durrës 587 raste;
  3. Shkodër 386 raste;
  4. Elbasan 309 raste;
  5. Lezhë 295 raste;
  6. Fier 250 raste;
  7. Korçë 240 raste;
  8. Vlorë 200 raste;
  9. Kukës 154 raste;
  10. Berat 108 raste;
  11. Dibër 104 raste;
  12. Gjirokastër 75 raste.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>