23 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1099.
77 përqind e të infektuarve ose 851 prej tyre janë shëruar.
Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuarit e rinj janë zbuluar në Tiranë (12), Lushnje (4), Mat (6), Durrës (1).
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 15 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 1076 të infektuar,
– 33 viktima;
– 851 të shëruar,
– 215 të infektuar aktivë;
Në spitalin e Infektivit aktualisht po marrin shërbim 23 pacientë, ku 5 janë në terapi intensive.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 29 maj është:
– Tiranë, 121 pacientë aktivë,
– Durrës, 42 pacientë aktiv,
– Krujë, 17 pacientë aktivë,
– Shkodër, 11 pacientë aktivë,
– Berat, 2 pacientë aktivë,
– Kamëz, 9 pacientë aktivë,
– Mat, 6 pacientë aktivë,
– Lushnje, 4 pacientë aktivë,
– Fier, 2 pacientë aktivë,
– Korçë, 1 pacient aktiv.