Përditësim 3 gusht: 101 të infektuar të rinj dhe 6 viktima, shkon në 5620 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 3 gusht: 101 të infektuar të rinj dhe 6 viktima, shkon në 5620 totali i të infektuarve

101 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 5620.

Në 24 orët e fundit 6 pacientë kanë humbur jetën: mjeku pneumolog 53 vjeçar me origjinë nga Tropoja, banues në Tiranë, si pasojë e insuficencës së rëndë respitarore, një i ri 28 vjeç nga Shkodra, një 68 vjeçare nga Tirana, një 71 vjeçar nga Kurbini, një 79 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 77 vjeçar nga Shkodra.

122 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 14 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 66 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 7 në Lezhë, 5 në Shkodër, 3 në Durrës, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, nga 1 rast në Lushnje, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Selenicë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3031, që nga fillimi i epidemisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>