Përditësim 3 prill: 27 të infektuar me Covid-19 në 24 orë, shkon në 304 totali

Nga Exit News
Përditësim 3 prill: 27 të infektuar me Covid-19 në 24 orë, shkon në 304 totali

27 persona të rinj u me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 304 të infektuar.

Ky është numri më i lartë i të infektuarve të rinj në një ditë në vend.

Mes të prekurve të rinj 12 persona janë në Shkodër. Ata janë anëtarët e dy familjeve, mes të cilëve dhe njê fëmijë 13 vjeç.

Në informimin e përditshëm ISHP njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë është zgjeruar në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë e Mirditë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 112 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 2031 persona, ku:

– 304 persona janë të prekur nga koronavirusi,

– 89 janë shëruar,

– 16 kanë vdekur,

– 73 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv, 7 prej tyre janë në terapi intensive, 2 prej të cilëve në frymëmarrje të drejtuar,

– 4 persona janë të shtruar në Sanatorium, 2 prej të cilëve në gjendje të rënduar.

Në total në të dy spitalet janë 77 persona janë të shtruar.

Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.

Mosha mesatare e të prekurve me koronavirus është 50 vjeç.

Përhapja e koronavirusit deri më 1 prill është sipas këtyre zonave:

— Në Tiranë: 146 persona; 7 prej të cilëve kanë ndërruar jetë;

— Në Durrës: 32 persona, përfshirë 3 të moshuar që ndërruan jetë;

— Në Fier:  25 persona, 1 prej të cilëve nderroi jetë;

— Në Lushnje: 4 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Elbasan:  8 persona;

— Në Rrogozhinë:  2 persona;

— Në Kavajë: 8 persona, 2 prej të cilëve ndërruan jetë;

— Në Korçë: 16 persona;

— Në Vlorë: 5 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Shkodër: 22 person;

— Në Lezhë:1 person;

— Në Has: 8 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë,

— Në Berat: 1 person,

— Në Krujë: 5 persona,

— Në Tropojë: 4 persona,

— Në Pukë: 4 persona,

— Në Mirditë: 3 person.

Të gjithë pacientët e shëruar, të cilët kanë dalë nga spitali, do të qëndrojnë në izolim në shtëpitë e tyre për 14 ditë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>