Përditësim 30 gusht: 101 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19

Nga Exit News
Përditësim 30 gusht: 101 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19

101 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 9 380

Në 24 orët e fundit 5 pacientë ka humbur jetën, një 62 vjeçar nga Gjirokastra, një 66 vjeçar nga Burreli, 72 vjeçar nga Elbasani, një 87 vjeçar dhe një 92 vjeçare nga Tirana, duke e çuar totalin e viktimave në 280.

175 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 17 janë në terapi intensive dhe 9 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 51 raste në Tiranë, 10 raste në Lezhë, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Krujë, Durrës, Korçë, Kavajë, Gjirokastër, Vorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Kukës, nga 1 rast në Has, Lushnje, Mirditë, Mat, Vau i Dejës, Gramsh, Shijak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 119  qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5 139 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 60 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 9 380 të infektuar,

– 280 viktima;

– 5 139  të shëruar,

–  3 961  të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 28 gusht sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 2 062 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 527  pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 283 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 125 pacientë aktivë,
  5. Fier, 140 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 195 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 175 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 135 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 154 pacientë aktivë,
  10. Berat, 77 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 36 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 52 pacientë aktiv

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>