Përditësim 30 qershor: 69 të infektuar të rinj dhe 3 viktima, shkon në 2535 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 30 qershor: 69 të infektuar të rinj dhe 3 viktima, shkon në 2535 totali i të infektuarve

69 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 2535.

Një 44-vjeçare nga Durrësi, një 71-vjeçar dhe një 85-vjeçar nga Tirana kanë humbur jetën në spitalin infektiv.

79 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv, 7 prej tyre janë në terapi intensive, tre të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë 23 raste në Tiranë, 10 në Krujë, 10 në Durrës, 6 në Vlorë, 5 në Mat, 4 në Kurbin, 4 në Kamëz, 2 në Shkodër, 2 në Fier, 2 në Kavajë dhe 1 në Lushnje.

Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 25 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 2535 të infektuar,

– 62 viktima;

– 1459 të shëruar,

– 1014 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 30 qershor sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 370 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 2012 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 156 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 109 pacientë aktivë,
  5. Fier, 49 pacientë aktivë,
  6. Elbasan, 13 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 28 pacientë aktivë,
  8. Lezhë, 43 pacient aktivë,
  9. Kukës, 18 pacientë aktivë,
  10. Gjirokastër, 7 pacientë aktivë,
  11. Berat, 6 pacientë aktivë;
  12. Dibër, 6 pacientë aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>