Përditësim 30 shtator: 131 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid-19

Nga Exit News
Përditësim 30 shtator: 131 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid-19

131 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 13 649.

Në 24 orët e fundit 3 pacientë e kanë humbur jetën.

189 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, prej të cilëve 16 në terapi intensive dhe 5 pacientë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 49 raste në Tiranë, 16 në Durrës, 8 në Elbasan, 7 në Shijak, 6 në Korçë, nga 5 raste në Kukës, Berat, nga 4 raste në Shkodër, Krujë, Fier, 3 raste Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Vlorë, Përmet, Dibër, Klos, Patos, nga 1 rast në Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 115 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 7 847 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 85 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 13 649 të infektuar,

– 384 viktima;

– 7 847 të shëruar,

– 5 382 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve deri në 28 shtator:

  1. Tiranë 2676 raste;
  2. Durrës 596 raste;
  3. Shkodër 397 raste;
  4. Lezhë 306 raste;
  5. Elbasan 302 raste;
  6. Fier 249 raste;
  7. Korçë 240 raste;
  8. Vlorë 193 raste;
  9. Kukës 156 raste;
  10. Berat 114 raste;
  11. Dibër 109 raste;
  12. Gjirokastër 77 raste.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>