Përditësim 4 prill: 29 të infektuar me Covid-19 në 24 orë, shkon në 333 totali

Nga Exit News
Përditësim 4 prill: 29 të infektuar me Covid-19 në 24 orë, shkon në 333 totali

29 persona të rinj u me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 333 të infektuar.

Ky është numri më i lartë i të infektuarve të rinj në një ditë në vend.

Të premten, një 75-vjeçar vdiq në Spitalin Infektiv të QSUT-së. Ai vuante dhe nga sëmundje të tjera: hipertensioni, diabeti dhe gjendje post-hemorragjie cerebrale. Ndërsa një tjetër pacient, 67 vjeç nga Tirana, vdiq mëngjesin e të shtunës. Pacienti ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit Infektiv.

Mes të prekurve të rinj, sërish 9 persona janë në Shkodër, anëtarë të tjerë të dy familjeve nga Kirasi dhe Dobraçi.

Në informimin e përditshëm ISHP njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë është zgjeruar në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë e Mirditë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 216 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 2247 persona, ku:

– 333 persona janë të prekur nga koronavirusi,

– 99 janë shëruar,

– 18 kanë vdekur,

– 66 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv, 6 prej tyre janë në terapi intensive, 1 prej të cilëve në frymëmarrje të drejtuar,

– 5 persona janë të shtruar në Sanatorium, 1 prej të cilëve në gjendje të rënduar.

Në total në të dy spitalet janë 71 persona janë të shtruar.

Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.

Mosha mesatare e të prekurve me koronavirus është 50 vjeç.

Përhapja e koronavirusit deri më 1 prill është sipas këtyre zonave:

— Në Tiranë: 157 persona; 8 prej të cilëve kanë ndërruar jetë;

— Në Durrës: 33 persona, përfshirë 3 të moshuar që ndërruan jetë;

— Në Fier:  25 persona, 1 prej të cilëve nderroi jetë;

— Në Lushnje: 5 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Elbasan:  8 persona;

— Në Rrogozhinë:  4 persona;

— Në Kavajë: 8 persona, 2 prej të cilëve ndërruan jetë;

— Në Korçë: 16 persona;

— Në Vlorë: 5 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Shkodër: 31 person;

— Në Lezhë: 14person;

— Në Has: 9 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë,

— Në Berat: 1 person,

— Në Krujë: 5 persona,

— Në Tropojë: 4 persona,

— Në Pukë: 4 persona,

— Në Mirditë: 3 person.

Të gjithë pacientët e shëruar, të cilët kanë dalë nga spitali, do të qëndrojnë në izolim në shtëpitë e tyre për 14 ditë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>