Përditësim 5 korrik: 74 të infektuar të rinj dhe 2 viktima, shkon në 2 893 numri i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 5 korrik: 74 të infektuar të rinj dhe 2 viktima, shkon në 2 893 numri i të infektuarve

74 raste të reja me koronavirus dhe 2 vdekje u shënuan gjatë 24 orëve të fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë, në konferencën e përditshme për shtyp.

Shpërndarja e rasteve të reja është si më poshtë:

“22 raste janë në Tiranë, 12 në Krujë, 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malësi e Madhe dhe nga një rast në Lushnjë, Gjirokastër, Pogradec, Dibër dhe Kolonjë”, njofton Ministria.

Dy qytetarë nga Tirana 67 dhe 69 vjeç e kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv.

Në spital janë të shtruar 89 pacientë, 11 prej të cilëve në terapi intensive, dhe 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rënde.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 392 testime për të dyshuar të prekur me COVID19.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 20 qytetarë, duke e çuar në 1657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1160 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Deri tani në vend janë kryer  28 801 testime, prejt tyre 2 893 janë të infektuar, 1 657 janë shëruar dhe 1 160 janë raste aktive.

Në vendin tonë kanë humbur jetën 76 persona, prej tyre 43 në Tiranë, 12 në Durrës, 5 në Fier, 2 në Vlorë, 11 në Shkodër, 1 në Kukës dhe 2 në Elbasan.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve është:

Tiranë                   449
Durrës                  205
Shkodër               169
Vlorë                     119
Lezhë                     60
Fier                        48
Korçë                     36
Kukës                    20
Elbasan                 16
Berat                      16
Gjirokastër           13

Kujtesë:

Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>