Përditësim 7 gusht: 135 të infektuar të rinj dhe 1 viktimë, shkon në 6151 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 7 gusht: 135 të infektuar të rinj dhe 1 viktimë, shkon në 6151 totali i të infektuarve

135 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 6151.

Në 24 orët e fundit 1 pacient ka humbur jetën: 58 vjeçar nga Tirana.

122 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 20 janë në terapi intensive dhe 3 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 113 raste në Tiranë, 11 në Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kamëz.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3227, që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar 44 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 6 151 të infektuar,

– 189 viktima;

– 3227 të shëruar,

–  2735 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 7 gusht sipas qarqeve është:

  1. Tiranë,1558 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 348 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 231 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 98 pacientë aktivë,
  5. Fier, 90 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 80 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 85  pacientë aktivë,
  8. Kukës, 94 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 45 pacientë aktivë,
  10. Berat, 44 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 29 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 33 pacientë aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>