Përditësim 7 maj: 10 të infektuar të rinj, 842 shkon në total

Nga Exit News
Përditësim 7 maj: 10 të infektuar të rinj, 842 shkon në total

10 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 842.

72 përqind e të infektuarve ose 605 prej tyre janë shëruar.

Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të tjerë të rinj janë zbuluar në Tiranë, Krujë, Kamëz, Shkodër.

Në 24 orët e fundit janë testuar 275 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 9806 persona, prej të cilëve janë:

– 842 të infektuar,

– 31 viktima;

–  605 të shëruar,

–  206 të infektuar aktivë;

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 38 pacientë, ku vetëm 7 është në terapi intensive.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 7 maj është:

– Tiranë, 349 pacientë,

– Shkodër, 114 pacientë,

– Krujë, 122 pacientë,

– Durrës, 42 pacientë,

– Lushnje, 7 pacientë,

– Elbasan, 18 pacientë,

– Fier, 40 pacientë,

– Kavajë, 9 pacientë,

– Rrogozhinë, 4 pacientë,

– Korçë, 19 pacientë,

– Vlorë, 5 pacientë,

– Lezhë, 14 pacientë,

– Berat, 4 pacientë,

– Has, 14 pacientë,

– Tropojë, 4 pacientë,

– Pukë, 5 pacientë,

– Mirditë, 5 pacientë,

– Kukës, 19 pacientë,

– Mallakastër, 1 pacient,

– Kurbin, 31 pacientë,

– Mat, 1 pacient,

– Kamëz, 8 pacientë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>