Përditësim 7 prill: 604 viktima të tjera me Covid-19 në Itali, bie numri i të infektuarve të rinj

Nga Exit News
Përditësim 7 prill: 604 viktima të tjera me Covid-19 në Itali, bie numri i të infektuarve të rinj

Italia raportoi të martën 604 viktima të tjera ndër pacientët me Covid-19 duke e çuar totalin në 17 127 të vdekur. Megjithatë ngjall optimizëm fakti se numri i rasteve të reja po vazhdon të ulet.

Të martën autoritetet diagnostikuan 3039 persona të tjerë me koronavirus, 560 më pak se të hënën. Ky numër kaq i vogël i të infektuarve të rinj nuk raportohej që prej 10 marsit, shifra që i ka bërë ekspertët të besojnë se situata po ndryshon për mirë.

Megjithatë vazhdon të mbetet tragjik bilanci i viktimave mes mjekëve. Të martën u raportuan edhe 5 mjekë të tjerë të cilët vdiqën pas infektimit me Covid-19 duke e çuar totalin në 94 të vdekur.

Rajoni më i prekur nga epidemia mbetet Lombardia me 9 484 të vdekur (55 për qind e totalit të Italisë) nga 52 325 të infektuar.

Në përgjithësi në Itali janë testuar 755 445 persona, prej të cilëve 135 586 janë diagnostikuar me Covid-19, 24 392 janë shëruar, 17 127 kanë vdekur dhe 3 792 mbeten të shtruar në terapi intensive.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>