124 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 6 275.
Në 24 orët e fundit 4 pacientë ka humbur jetën: një 76 vjeçare nga Shkodra, dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 50 vjeçar; një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçar.
116 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 18 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 33 raste në Tiranë, 19 në Elbasan, 9 në Mirditë, 8 në Lushnje, nga 7 raste Fier, Krujë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Divjakë, 3 në Tropojë, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Pukë, nga 1 rast në Kavajë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3268, që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 45 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 6 151 të infektuar,
– 193 viktima;
– 3 268 të shëruar,
– 2 814 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 7 gusht sipas qarqeve është:
- Tiranë, 1 572 pacientë aktivë,
- Durrës, 354 pacientë aktiv,
- Shkodër, 238 pacientë aktivë,
- Vlorë, 102 pacientë aktivë,
- Fier, 105 pacientë aktivë,
- Lezhë, 91 pacientë aktivë,
- Korçë, 84 pacientë aktivë,
- Kukës, 96 pacientë aktivë,
- Elbasan, 64 pacientë aktivë,
- Berat, 44 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 30 pacientë aktivë,
- Dibër, 34 pacientë aktiv.