Përditësim 8 prill: 757 viktima me Covid-19 në Spanjë, vazhdon prirja në rritje e të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 8 prill: 757 viktima me Covid-19 në Spanjë, vazhdon prirja në rritje e të infektuarve

Spanja raportoi të mërkurën 757 viktima të tjera mes pacientëve me Covid-19 duke e çuar totalin në 14 555 të vdekur. Kjo ishte dita e dytë me rritje të viktimave ndërsa vdkeshmëria po shkon në rreth 10 për qind të të infektuarve.

Autoritetet spanjolle diagnostikuan 6 180 njerëz të tjerë me koronavirus duke e çuar totali ne të infektuarve në 146 690 persona.

Spanja është tashmë vendi me më shumë të infektuar në Evropë dhe e dyta në botë – SHBA-të kanë rreth 400 mijë të infektuar.

Numri i të vdekurve pasi arriti kulmin me 950 viktima të enjten, 2 prill, shënoi ulje të vazhdueshme deri të hënën, ku u raportuan 637 të vdekur.

Mirëpo të martën dhe të mërkurën pati sërish rritje të numrit të të vdekurve duke i bërë autoritetet edhe më kërkuese për zbatimin e masave të kufizimit të lëvizjeve.

Numri i vdekjeve me Covid-19 në Spanjë.

Përfaqësuesi rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge, u shpreh të mërkurën se në tërësi dinamika e koronavirusit ishte në ulje në Itali, apo në Spanjë, por ai paralajmëroi se qëndrueshmëria e prirjes së të dhënave janë tejet të ndryshueshme.

Më 14 mars qeveria spanjolle kufizoi lëvizjet me synim frenimin e përhapjes së koronaviruist.

Qytetarëve nuk u lejohet dalja nga shtëpitë, përveçse për punë, për të blerë ushqime apo ilaçe.

Në gjithë botën koronavirusi ka infektuar rreth 1,5 milionë njerëz, prej të cilëve rreth 84 mijë kanë vdekur – vdekshmëria e përgjithshme po i afrohet 6 për qindshit.

Italia me 17 127 të vdekur, po vuan vdekshmërinë më të lartë në botë – rreth 12.6 për qind të të infektuarve.

Kurba e të infektuarve me Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>