Përditësim 9 gusht: 136 të infektuar të rinj dhe 6 viktima, shkon në 6 411 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 9 gusht: 136 të infektuar të rinj dhe 6 viktima, shkon në 6 411 totali i të infektuarve

136 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 6 411.

Në 24 orët e fundit 6 pacientë ka humbur jetën: një 53 vjeçar nga Tirana, një 61 vjecar nga Tirana, një 62 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, 77 vjeçar nga Pogradeci, një 87 vjeçare nga Shkodra.

112 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 18 janë në terapi intensive dhe 3 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 66 raste në Tiranë, 13 raste në Krujë, 11 raste në Shkodër, 8 raste në Patos, 7 raste në Vlorë, 6 raste në Kavajë, nga 4 raste në Kucovë dhe Fier, nga 2 raste në Berat, Librazhd, Kamëz Gjirokastër, Sarandë dhe nga një rast në Durrës, Mirditë, Mat, Roskovec, Malësi e Madhe, Peqin, Gramsh.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 74 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3342 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 45 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 6 411 të infektuar,

– 199 viktima;

– 3 342 të shëruar,

–  2 814 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 7 gusht sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 1 589 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 361 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 249 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 110 pacientë aktivë,
  5. Fier, 116 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 92 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 82 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 94 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 66 pacientë aktivë,
  10. Berat, 45 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 31 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 35 pacientë aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>