Përditësim 9 prill: 9 të infektuar të rinj me Covid-19, shkon në 409 totali

Nga Exit News
Përditësim 9 prill: 9 të infektuar të rinj me Covid-19, shkon në 409 totali

9 persona të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 409 të infektuar.

11 pacientë u shëruan këto 24 orë duke e çuar totalin e të shëruarve në 165, ose sa 41 për qind i totalit të të infektuarve.

Në Elbasan vazhdon identifikimi i pacientëve të rinj, të cilët janë pjesë e zinxhirit të infektuar në lokalin që punonte ilegalisht deri më 4 prill. Të paktën 14 persona janë infektuar aty dhe më shumë se 100 klientë po gjurmohen.

Në informimin e përditshëm, ISHP njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë është zgjeruar në Tiranë e Elbasan.

Në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona, ndërsa në total janë testuar 3223 raste, dhe janë konfirmuar:

– 409 persona janë të prekur nga koronavirusi,
– 165 janë shëruar,
– 22 kanë vdekur,
– 52 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv, 5 prej tyre janë në terapi intensive,
– 6 persona janë të shtruar në Sanatorium, 5 prej të cilëve në gjendje të rënduar, 4 pacientë janë të intubuar.

Në total në të dy spitalet janë 58 persona janë të shtruar.

Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.

Mosha mesatare e të prekurve me koronavirus është 50 vjeç.

Përhapja e koronavirusit deri më 6 prill është sipas këtyre zonave:

— Në Tiranë: 196 persona; 9 prej të cilëve kanë ndërruar jetë;

— Në Durrës: 38 persona, përfshirë 3 të moshuar që ndërruan jetë;

— Në Fier: 32 persona, 1 prej të cilëve nderroi jetë;

— Në Lushnje: 5 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Elbasan: 15 persona;

— Në Rrogozhinë: 4 persona;

— Në Kavajë: 8 persona, 2 prej të cilëve ndërruan jetë;

— Në Korçë: 17 persona;

— Në Vlorë: 5 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Shkodër: 45 person;

— Në Lezhë: 14 person;

— Në Has: 12 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë,

— Në Berat: 2 person,

— Në Krujë: 5 persona,

— Në Tropojë: 4 persona,

— Në Pukë: 4 persona,

— Në Mirditë: 3 person.

Të gjithë pacientët e shëruar, të cilët kanë dalë nga spitali, do të qëndrojnë në izolim në shtëpitë e tyre për 14 ditë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>