Përditësim 9 qershor: 36 të infektuar të rinj, shkon në 1299 totali i të prekurve

Nga Exit News
Përditësim 9 qershor: 36 të infektuar të rinj, shkon në 1299 totali i të prekurve

36 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1299.

Kjo është dita me më shumë të infektuar ditorë që prej 9 marsit, datë kur u gjetën 2 të infektuarit e parë në vend.

Të infektuarit e rinj janë 27 persona në Tiranë, 4 persona në Shkodër, 2 në Kamëz, 1 në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë.

Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja në Tiranë e Shkodër, për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.

41 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 6 janë në terapi intensive, dy prej të cilëve janë të intubuar.

74 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 18 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 1299 të infektuar,

– 34 viktima;

– 960 të shëruar,

– 305 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 9 qershor është:

– Tiranë, 204 pacientë aktivë,

– Shkodër, 29 pacientë aktivë,

– Krujë, 24 pacientë aktivë,

– Kamëz, 19 pacientë aktivë,

– Durrës, 10 pacientë aktiv,

– Mat, 9 pacientë aktivë,

– Lushnje, 6 pacientë aktivë,

– Korçë, 1 pacient aktiv,

– Librazhd, 1 pacient aktiv,

– Mallakastër, 1 pacient aktiv,

– Tropojë, 1 pacient aktiv;

– Lezhë, 1 pacient aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>