Përditësim i përmbytjeve, 900 hektarë të përmbytur në Lezhë

Nga Exit News
Përditësim i përmbytjeve, 900 hektarë të përmbytur në Lezhë

900 hektarë tokë janë përmbytur në Lezhë, nga shirat e këtyre ditëve. Në përditësimin e situatës, Emergjencat Civile njoftojnë se ka një ulje të numrit të hektarëve të përmbytur.

Sipas njoftimit, 900 hektarë janë të përmbytur në Lezhë dhe 70 hektarë janë të përmbytur në Kurbin.

“Në bashkinë Lezhë, uji po vazhdon të tërhiqet edhe në fushen e Torovices, Nj.A, Balldre, pasi nga dje që kishim 1000 ha të përmbytura sot ka rreth 900 ha. Në bashkinë Kurbin, uji është tërhequr pothuajse plotësisht, ky edhe në zonën informale Gjorm, 70 ha tokë bujqësore, me tendencë ulje.”

Emergjencat Civile njoftojnë se uji po vazhdon të tërhiqet, ndërsa në Gjorm uji është tërhequr plotësisht.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>