Përditësim – Përplasje tek Astiri, banori: Nuk më del shpirti pa parë Ramën para drejtësisë

Nga Exit News
Përditësim – Përplasje tek Astiri, banori: Nuk më del shpirti pa parë Ramën para drejtësisë

IKMT ka shembur 6 ndërtesa deri tani në zonën e Astirit dhe po vazhdon punën e mbrojtur nga qindra policë.

Pronarët e shtëpive janë përplasur me policinë, por më pas janë tërhequr sepse sipas tyre, edhe policët janë viktima të qeverisë Rama.

Një prej banorëve, i revoltuar, tha se fajtori kryesor është kryeministri Edi Rama, i cili duhet të dalë para drejtësisë për këtë padrejtësi që po i bën qindra familjeve:

“Ne nuk do të shkulemi nga Unaza. Mua nuk më del shpirti po se pashë Edi Ramën para drejtësisë ose Kanunit. Ai plehrë, ai frikacak do ta paguajë siç na shkatërroi familjet, do e ndjekim këmba-këmbës, atë dhe Erion Velinë.

Po të qe për të vrarë, ne do kishim vrarë me qindra policë, por nuk na e kanë fajin këta mercenarë, por fajin na e ka Edi Rama.”

Protestës së banorëve i është bashkuar dhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili tha se IKMT ka nisur prishjen e banesave pa lajmërur më parë banorët dhe pa asnjë dokument:

“Kanë ardhur pa asnjë letër, pa asnjë dokument, dhe pa asnjë paralajmërim prandaj është një kaos me trafik. Këta punojnë si mafia, ligjin e kanë armik, Kushtetutën e kanë armik.”

Ai siguroi qytetarët se me ardhjen në pushtet, PD do të dëmshpërblejë banorët dhe do të vërë para drejtësisë përgjegjësit:

“Sot shikoni shtëpi, nesër do të jepen leje ndërtimi mbi gjakun dhe kurrimin e këtyrë qytetarëve. Banorët e Unazës i rikonfirmoj që asgjë, asnjë gërmë që nuk i hiqet kontratës së PD. Ato do të paguhen cent për cent me çmimim e tregut dhe të gjithë përgjegjshësit që kanë bërë genocid do të përballen me drejtësinë. PD nuk do i fshihet nesër në pushtet kësaj kontrate.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>