39 raste të reja dhe 2 humbje jete nga Covid-19 u shënuan në 24 orët e fundit, në vend. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit u kryen 3400 testime.
Rastet pozitive të konfirmuara u identifikuan në këto bashki: 8 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Devoll, Vlorë, Përmet, 2 raste në Durrës, Sarandë, Delvinë, Gramsh,1 rast në Krujë, Fier, Kurbin, Korçë, Mirditë, Gjirokastër, Tepelenë, Patos, Dropull, Konispol.
Në 24 orët e fundit u shëruan 976 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 123,081 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 83 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Statistika (15 Maj 2021)
Raste të reja ditore 39
Të shëruar në 24 orë 976
Të shtruar në spitale 83
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 3,400
Testime totale 674,895
Raste pozitive 131,978
Raste të shëruara 123,081
Raste Aktive 6,468
Humbje jete 2,429
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5032
Shkodër 250
Fier 160
Korçë 209
Gjirokastër 197
Durrës 106
Vlorë 143
Elbasan 113
Lezhë 102
Berat 77
Kukës 42
Dibër 37