Përditësimi, 2 shtator: 4 viktima nga COVID-19, 15% e testimeve pozitive

Nga Exit News
Përditësimi, 2 shtator: 4 viktima nga COVID-19, 15% e testimeve pozitive

Katër qytetarë humbën jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë të enjten.

853 persona kanë rezultuar pozitivë, rreth 15% të testuarve.

Vijon rritja e rasteve aktive dhe shtrimeve në spital, ku aktualisht janë 10 915 pacientë të infektuar në të gjithë vendin dhe 103 të shtruar te Spitali Infektiv, prej të cilëve 17 raportohet të jenë në gjendje të rënduar .

Pjesa më e madhe e rasteve aktive, janë të përqëndruara në Tiranë, 4007, pasuar nga Shkodra me 1906 dhe Vlora me 883 infektime.

Ndërkohë, janë shëruar 526 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 134 802 që nga fillimi i epidemisë.

Qeveria vendosi të hënën vendosjen e orës policore nga ora 23:00 deri në 06:00 ndërsa vaksini u bë i detyruar për arsimtarët, studentët dhe punonjësit e shëndetësisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>