Në vend u shënuan 148 raste të reja me Covid-19 dhe 6 humbje jete, gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:44 raste në Tiranë, 16 raste në Shkodër, 12 raste në Gjirokastër, 8 raste në Fier, 5 raste në Pogradec, Berat, 4 raste në Korçë, Devoll, Peqin, Këlcyrë, 3 raste në Durrës, Sarandë, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, 2 raste në Krujë, Kukës, Has, Kavajë, Lushnje, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Malësi e Madhe, 1 rast në Kurbin, Elbasan, Tropojë, Kamëz, Tepelenë, Vau i Dejës, Dibër, Maliq, Gramsh.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 430 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 102,601 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 165 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça, 1 qyetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 56 – 72 vjeç.
Statistika (20 Prill 2021)
Raste të reja ditore 148
Të shëruar në 24 orë 430
Të shtruar në spitale 165
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3008
Testime totale 612,563
Raste pozitive 129,842
Raste të shëruara 102,601
Raste Aktive 24,888
Humbje jete 2,353
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18195
Fier 2096
Durrës 1008
Shkodër 886
Gjirokastër 822
Korçë 669
Vlorë 400
Dibër 314
Kukës 273
Elbasan 146
Berat 61
Lezhë 18