Përditësimi 23 shtator: 768 raste të reja dhe 8 humbje jete nga Covid-19

Nga Exit News
Përditësimi 23 shtator: 768 raste të reja dhe 8 humbje jete nga Covid-19

768 raste të reja dhe 8 humbje jete nga COVID-19 u shënuan në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Rastet positive janë në këto bashki: 267 raste në Tiranë, 76 në Fier, 49 në Shkodër, 41 në Durrës, 34 në Vlorë, 28 në Elbasan, 24 në Berat, 19 në Mallakastër, 18 në Krujë, nga 17 raste në Kamëz, Korçë, 16 në Kukës, 15 në Kuçovë, 14 në Gjirokastër, nga 13 raste në Lezhë, Kurbin, Sarandë, 10 në Dimal, 8 në Pogradec, 7 në Dibër, 6 në Kavajë, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Vorë, Skrapar, Poliçan, Peqin, nga 4 raste në Cerrik, Libohovë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Pukë, Devoll, nga 2 raste në Gramsh, Kolonjë, Memaliaj, Himarë, Has, Mirditë, nga 1 rast në Tropojë, Rrogozhinë, Mat, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Tepelenë, Librazhd.

12 257 persona aktivë me COVID19 janë në të gjithë vendin.

217 pacientë po trajtohen në spitalet Covid, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 986 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 150 998 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika:

Testime totale 1,171,445
Raste pozitive 165,864
Raste të shëruara 150,998
Raste Aktive 12,257
Humbje jete 2,609

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5454
Shkodër 1138
Durrës 1105
Fier 1132
Vlorë 689
Elbasan 623
Lezhë 542
Berat 487
Kukës 304
Korçë 296
Gjirokastër 255
Dibër 232

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>