Përditësimi, 24 qershor: Asnjë viktimë, 2 raste të reja me COVID-19

Nga Exit News
Përditësimi, 24 qershor: Asnjë viktimë, 2 raste të reja me COVID-19

Minisitria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se asnjë person nuk ka humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vend.

Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 2803 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitivë 2 qytetarë, 1 në Tiranë dhe 1 në Vaun e Dejës.

Aktualisht janë 78 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,966 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2803

Testime totale 786,319
Raste pozitive 132,499
Raste të shëruara 129,966
Raste Aktive 78
Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 25
Shkodër 23
Durrës 8
Lezhë 7
Berat 5
Elbasan 4
Dibër 2
Kukës 2
Korçë 1
Vlora 1

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>