Minsitria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën se qysh prej shpalljes së pandemisë, për herë të parë, nuk u shënua asnjë viktimë nga Covid-19, në 24 orët e fundit në vend.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Nga 2,691 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 15 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 2 raste në Berat, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Mat, Shijak.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,978 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (26 Maj 2021)
Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 71
Të shtruar në spitale 43
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,691
Testime totale 706,327
Raste pozitive 132,244
Raste të shëruara 128,978
Raste Aktive 819
Humbje jete 2,447
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 401
Korçë 95
Shkodër 86
Vlorë 49
Elbasan 39
Berat 41
Lezhë 31
Gjirokastër 31
Fier 20
Kukës 11
Durrës 11
Dibër 4